Maqedonas dhe shqiptare te bashkuar ne protesta kunder qeverise

Për herë të parë që prej shpërbërjes së Jugosllavisë, klasa e varfër dhe punëtore e Maqedonisë, duke i ndjekur shembujt e Bosnës, janë bashkuar në protesta masive kundër qeverisë pa dallim etniteti. Sulmet terroriste nuk i kanë ndarë, por vetëm se e kanë forcuar dhe bashkuar lëvizjen e tyre.

Që nga fillimi i shkurtit të këtij viti, partia kryesore opozitori e Maqedonisë, Lëvizje Social Demokrate e Maqedonisë, filloi lëshimin e disa përgjimeve telefonike të ashtuquajtur "bomba", që dëshmojnë korrupcionin dhe abuzimet e rënda të pushtetit si në nivel shtetëror dhe brenda autoriteteve lokale. Ata lëshuan biseda telefonike që ekspozonin ministrat e vegjël, nacionalist dhe hipokrit, por më shqetësuese ishte fshehja e provave që rrethonin vdekjen misterioze të Nikola Mladenov, gazetar i njohur dhe pronar i gazetës javore politike Fokus, që ishte një gjemb i fuqishëm në anën e qeverisë. Këto përgjime e përfshinin kryeministrin e Maqedonisë Nikola Gruevski, ministren e punëve të brendshme Gordana Jankulovska e cila dha dorëheqje më 13 maj dhe figura tjera në qeverinë e Gruevskit.

Edhe pse shumë serioze, këto rrjedhje nuk zbuluan asgjë të re për popullin e Maqedonisë. Në Maqedoni - toka ku trafiku duhet të mbyllut kur kryeministri i saj është në rrugë, na jep iluzionin e demokracisë borgjeze e cila ekspozohet paturpësisht. Shteti është i korruptuar dhe i kalbur deri në palcë, i cili ka punuar si një katalizator për të ndarë masat e mëdha të mospajtimit dhe zemërimit që janë "zier" për dekada të tëra.

Kashta që theu shpinën e "deves", ishte një përgjim i lëshuar në 5 maj që jepte detajet e vdekjes së Martin Neskoski në 2011. Neskoski ishte i rrahur brutalisht deri në vdekje nga njësia speciale në Shkup. Pothuajse menjëherë populli i Shkupit dolën në protesta dhe kërkuan dorëheqjen e qeverisë së Gruevskit, shqiptarë e maqedonas. Protestuesit gëzuan disa suksese të hershme, fillimisht menaxhimin për të marrë portat e zonën e ndërtimit të qeverisë. Ndërsa ata u rrahën brutalisht nga policia dhe që atëherë çdo ditë ka pasur protesta.

Më 9 maj ka pasur përleshje dy ditore ndërmjet forcave policore dhe ""terroristëve" shqiptarë në Kumanovë. Ngjarje të ngjashme ndodhën edhe një muaj më parë, kur terroristët ishin kapur pa rezistencë dhe mbajtën stacionin policor për një kohë të shkurtët në fshatin Goshincë pranë kufirit me Kosovën. Këto ishin ngjarjet të cilat nuk kishin mbështetje në mesin e popullatës më të gjërë shqiptare.

Megjithatë, këtë herë klasa punëtore nuk do të jetë e ndarë përgjatë linjave dytësore: u quajt blof dhe ky provokim inspiroi një zemërim edhe më të madh dhe një unitet të paparë ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve, dhe bëhet thirrje për një protestë të madhe të unitetit etnik kundër qeverisë më 17 maj. Ashtu si popullata e Bosnjës vitin e kaluar që tregoi se ata nuk do të dallohen nga etniteti, kur kroatët, boshnjakët dhe serbët dolën në rrugë, kështu shqiptarët dhe maqedonasit treguan se kanë mbaruar ditët kur popujte Ballkanit mund të mashtrohen lehtë.

Më 13 maj katër ministra të kabinetit të Greuvskit dhanë dorëheqjen, duke përfshirë edhe ministren e Punëve të Brendshme, si dhe kreun e shërbimit të sigurimit. BDI, partia kryesore e popullsisë shqipfolëse, pritet të bjerë nga koalicioni i tyre me VMRO-në në pushtet. Ashtu si në Bosnjë, populli ka filluar të kuptojë fuqinë e tyre kur të bashkuar ata shohin se si regjimi i urryer ka filluar të bjerë si një shtëpi e kartave në erë të vogël.

Nëse populli me të vëertetë arrijnë të heqin qafe Gruevskin, Zoran Zaev, lideri i LSDM(Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë) propozoi një qeveri të përkohshme ose teknike për procesin zgjedhor. Megjithatë entuziast, populli mbetet skeptik te Zaevi. Ata janë vetëm fillimi për të marrë fatin e tyre në duart e tyre dhe do të testojë cdo mundësi që ata kanë. Nëse koha dëshmon se Zaev do të jetë i njëjtë si Gruevski, nuk do të ketë asgjë për ta kursyer atë nga populli, me kurajon dhe bashkimin e tyre.

Ekonomia e tregut, për 20 vitet e fundit, u ka treguar njerëzve të ish-Jugosllavisë atë që ka për të ofruar: korrupsionin e pakontrolluar, plackitjen e hapur të shtetit në formën e privatizimeve, shkurtimet dhe shkatërrimin total të industrisë së ndërtuar nga njerëzit që punojnë. Me cdo përpjekje të gangsterëve që e quajnë veten udhëheqës në përpjekje për të shtypur dhe për të ndarë këto lëvizje, ata vetëm mund të presin shpërthime të reja të luftës në një nivel më të lartë. Heroizmi i punëtorëve maqedonas dhe shqiptarë tregon rrugën përpara, dhe duhet të mbushë me besim cdo punëtor në mbarë botën me besim të ri për betejat e ardhshme.